22:42, 17 Shtator 2019

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosoëvs, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e shkëputur nga realiteti në sektorin e Shëndetësisë dhe se të njëjtit kanë mbetur prapa në vitin 2000.

Këto deklarata ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili ia tha në Zonën Zgjedhore përfaqësuesit të LDK-së Naser Rugova, ndërsa po zhvillonin debat për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

”Kur po flet për politika ju jeni mësuar të flisni fjalë të mëdha që nuk kanë asnjë efekt në sistem. Kur flet për digjitalizim, nuk jeni fare i informuar se çfarë po ndodhë në Kosovë. Jeni i shkëputur nga realiteti. Ky është problemi i LDK-së, idetë që jeni mbledhë në zyre tuaja ia lexoni njëri-tjetrit, e pacienti ka qenë në gjendje të keqe”, është shprehur Ismaili duke i shtuar se ”keni mbetë në vitin 2000”.

I menjëhershëm qe edhe reagimi i Naser Rugovës i cili i tha Uran Ismailit se është dorëzuar në krijimin e fondeve të Sigurimeve Shëndetësore.

”Sapo e pranove që s’ke pas guxim dhe e mohove fillimin e implementimit  të fondit për Sigurimet Shëndetësore. Sllovenia e ka fondin e Sigurimeve Shëndetësore, 3.5 miliardë e ne e kemi fondin e buxhetit  2.2 miliardë. Ne i marrim pikat referente të suksesshme. Ti sapo hoqe dorë nga Sigurimet Shëndetësore, pa implementimin e të cilave nuk do të ketë shëndetësi cilësore dhe normale sepse kjo është sfidë. Kjo është sfidë edhe për Amerikën”, ka përfunduar Rugova, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë