Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Siguria në vend e në Kuvend, Fadil Hadërgjonaj sot në “DPT te Fidani”

NULL NULL
07.07.2025 16:14

Të hënën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Hadergjonaj.

Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për alarmin e rrejshëm për bombë në Kuvendin e Kosovës të shtunën e 5 gushtit, si dhe për sigurinë në vendin tonë.

Gjithashtu me Hadërgjonajn, do të diskutojmë edhe për zhvillimet e fundit në skenën politike në Kosovë dhe për bllokadën institucionale.

Sa janë të sigurta institucionet e Kosovës?

Si duhet të trajtohen alarmet për mjet shpërthyes?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.