Sigal Prishtina refuzon të luajë të dielën me Trepçën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sigal Prishtina refuzon të luajë të dielën me Trepçën

NULL NULL
25.04.2023 22:56
Basketboll

Ndeshja e pestë e gjysmëfinales së “playoff-it”, në mes të Sigal Prishtinës dhe Trepçës është caktuar të luhet të dielën.

Por, caktimi i këtij termini po konsiderohet arbitrar nga klubi prishtinas.

Me anë të një reagimi “bardhekaltrit” theksojnë se Federata e Basketbollit, ka shkelur rregulloret.

“Për shkak të pamundësisë së zhvillimit të ndeshjes të Enjten në mungesë të orarit në palestër si rezultat i ndeshjes ndërkombëtare të hendbollit mes Kosovës dhe Malit të Zi, kemi kërkuar që ndeshja të zhvillohet ose të Mërkurën ose të Premten pra 24 orë më herët ose më vonë, dhe është hera e parë në histori të basketbollit të Kosovës që një ekip të kundërshtojë një kërkesë të tillë legjitime me arsye objektive, dhe në dijeni të FBK-së”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.