Sigal Prishtina mposhtet në Rusi NULL NULL 02.11.2016 15:36 02.11.2016 15:36 Sigal Prishtina është mposhtur me rezultat 101-102 nga Enisey Krasnoyarsk, pas vazhdimeve në FIBA Europe Cup. Bardhekaltrit e mbyllën pjesën e parë me epërsi 10 pikëshe, 50:40, përcjell Express. Por, në pjesën e dytë prishtinasit nuk arritën ta ruajnë epërsinë. Koha e rregullt e takimit përfundoi 87 87, dhe u desh të zhvillohet shtesa për tu përcaktuar fituesi. Skuadra nga kryeqyteti luajti mjaft mirë edhe në vazhdime por ishte e pafat në sekondat e fundit kur gjuajtja e Laërence për fitore nuk u realizua.