Sidorela Dodaj e 5-ta në Kampionatin Evropian për Kadet në Shkup NULL NULL 28.06.2025 10:57 28.06.2025 10:57 Xhudistja e re shqiptare, Sidorela Dodaj, ka bërë një paraqitje mbresëlënëse në Kampionatin Evropian për Kadet, i cili u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut, duke u renditur në vendin e pestë në kategorinë e saj. Në rrugëtimin e saj drejt gjysmëfinales, Sidorela mposhti tre kundërshtare të forta, fillimisht vendasen Tamara Ilioska, më pas Aysun Mammadova nga Azerbajxhani dhe Vivien Vadovicova nga Sllovakia. Në gjysmëfinale, ajo u përball me Valeriia Kozlova (IJF), ndërsa në ndeshjen për medaljen e bronztë u ndal nga italiania Giulia Bonzano, transmeton Klankosova.tv. “Sidorela u ndesh me guxim duke u përballur me disa prej talenteve më të mëdha të Evropës. Ajo dëshmoi se është një emër premtues në arenën ndërkombëtare të xhudos. Sa i përket garuesve të tjerë, Blerina Gashi, Enise Zijade, Riad Kasapi, Milot Gashi, Agron Hamza dhe Reis Deliu, këtë herë nuk ishin në formën e tyre më të mirë dhe nuk arritën të sigurojnë fitore në këtë edicion të kampionatit”, shkruhet tutje në njoftimin e Federatës së Xhudos në Kosovë./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.