Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sia shpallet “regjisorja më e keqe” për filmin e saj

NULL NULL
24.04.2021 13:39

Këngëtarja Sia është shpallur “regjisorja më e keqe” për filmin e saj debutues në Razzies.

Këto çmime jepen para çmimeve të mëdha Oskar për filmat më të këqij të vitit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

“Music”, filmi i saj fitoi tri çmime “Golden Raspberry”, përfshirë atë për aktoren më të keqe për Kate Hudson dhe aktoren më të keqe mbështetëse për Maddie Ziegler.

Filmi është kritikuar për hedhjen e Ziegler në rolin kryesor autik dhe për portretizimin e autizmit, ai u përshkrua si “i pandjeshëm” dhe “i konceptuar keq”.

Filmi bën fjalë për Zu, një shitës droge, i luajtur nga Hudson, i cili bëhet kujdestar i motrës së saj me autizëm e luajtur nga Ziegler.

Më poshtë mund të shihni trailerin e filmit “Music” nga Sia.

lajme të ngjashme