Si u vra doktor Shpëtimi – shpëtimtari i shumë jetëve gjatë luftës? (VIDEO) NULL NULL 01.10.2020 00:09 01.10.2020 00:09 Anesteziologu Shpëtim Robaj u vu në shërbim të popullit të tij në kohën kur pati vrasje e masakra nga forcat serbe në Kosovë. Ai la jetën në krye të detyrës derisa bashkë me disa shokë u nis drejt vendbanimeve të Drenicës për t’iu dalë në ndihmë njerëzve të plagosur atje kur me veturë shkelën në një zonë të minuar njofton Klan Kosova. Derisa UNICEF kishte obliguar shtetin serb t’iu ofrojë një helikopter si mjet transporti mjekëve të plagosur nga shpërthimi i minave, ai u vonua gjë që ndikoi edhe në përkeqësimin e plagëve që rrugës ia morën jetën doktor Shpëtimit. Këtë moment të rëndë e kujton shpesh kolegu dhe miku i tij, kirurgu Sali Mustafa. “Edhe në luftë kam qenë me të, në spitale ushtarake ku e kemi kuruar popullatën dhe ushtarët e plagosur në spitale. Kur doktor Shpëtimi humbi jetën si shkas i luftës në Drenicë, për fat atë ditë isha kujdestar. Kur e kanë pru me helikopter serb në oborrin e spitalit vrapuam bashkë me disa kolegë të tjerë, por për fat të keq kishte ndërruar jetë pas plagëve të marra, ndërkaq të tjerët i trajtuam. Mosangazhimi i shërbimit të helikopterit serb në kohë është vonuar dhe Shpëtimi s’ka mundur të mbijetojë sepse s’ka vdekur në vend, por ka ndërruar jetë pas disa orësh derisa e kanë sjellë në spital”. Në zyrën ku tani punon doktor Mustafa kishte qëndruar me orë të tëra trupi i shokut të tij dhe për këtë se ka hiç lehtë as sot e kësaj dite. “Sa herë hyj në zyre më kujtohet doktor Shpëtimi. Shpëtimi ka qenë një shpëtimtar i shumë njerëzve gjatë luftës”. Në luftën e fundit në Kosovë u vranë dhe u masakruan edhe shumë punëtorë që qëllim kishin të shëronin dhe ndihmonin ata që po vuanin plagët. Për mbledhjen e numrit të tyre është duke punuar Mustafa që tha se të mbytur, të zhdukur dhe të masakruar janë 45 punëtorë shëndetësorë. Në Edicionin Special ai shpalosi edhe shifra të tjera që do të mund t’i mësoni në intervistën e tij të plotë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë