Si u përpoq të arratisej 55-vjeçari? Detaje nga vrasja e dyfishtë në Greqi NULL NULL 05.10.2025 22:52 05.10.2025 22:52 Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e dyfishtë në Greqi, e cila ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së së dielës në kampingun e zonës Finikunda në Mesinia, ku një person ende i paidentifikuar hyri në ambientet e recepsionit dhe qëlloi për vdekje pronarin e kampingut, një burrë rreth 70-vjeçar, banor i zonës. Pak metra më larg, u gjet i vrarë edhe një 55-vjeçar, punonjës i kampingut dhe mik i afërt i pronarit. Sipas burimeve, ai u përpoq të arratisej, por u qëllua gjithashtu për vdekje nga i njëjti autor. Të dy të plagosurit kanë vdekur në vendngjarje, ndërsa policia, e njoftuar nga banorë të zonës që dëgjuan të shtënat, gjeti trupat e tyre të pajetë në ambientet e recepsionit. Sipas raportimeve, rreth dhjetë ditë më parë, pronari i kampingut ishte kërcënuar dhe rrahur nga persona të panjohur, por nuk kishte bërë kallëzim në polici, duke shmangur përshkallëzimin e situatës. Menjëherë pas kësaj, sulmuesi u largua nga vendi i ngjarjes. “Hetimet janë në vijim për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje”./TCh