Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si u krijua fustani përrallor i Cate Blanchett?

NULL NULL
20.05.2015 13:34

Në Festivalin e Filmit në Cannes, shumë zonja të njohura sivjet morën lëvdata për veshjet e tyre.

Sidoqoftë, njëra prej tyre u veçua – fustani glamuroz i Cate Blanchett, transmeton Klan Kosova.

Aktorja 46 vjeçare u shfaq në premierën e filmit të ri Carol, ku e luan një lesbike që fillon lidhje romantike me një kolege të re (Rooney Mara).

Këtë fustan përrallor e dizajnoi kreatori britanik Giles Deacon, si pjesë e koleksionit vjeshtë/dimër 2015.

Në krijimin e fustanit mori pjesë një ekip i madh që punoi për pesë ditë.

“Fustani përbëhet prej mëndafshit të pastër. I ka dy pjesë: korsetin dhe fundin”, ka thënë Deacon.

Janë shpenzuar 15 metra material, ndërsa inspirimi është gjetur në modën e shekullit 17.

“Jam përpjekur që fustani të jetë romantik dhe përrallor, me nuanca subtile të gotikës”, ka përfunduar Deacon.

 

Cate Blanchett

Cate Blanchett 1

 

klankosova.tv

Skenë nga filmi Carol

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.