Si u krijua Flamuri i Kosovës? – ideatori zbulon detaje (VIDEO) NULL NULL 17.02.2025 14:25 17.02.2025 14:25 Ideatori i flamurit të Kosovës, Muhamer Ibrahimi, ka ndarë detaje interesante mbi procesin e dizajnimit të tij, që nga ideja fillestare e deri te finalizimi. Ai ka treguar në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, se në konkursin për flamurin e ri të shtetit kanë ekzistuar disa kritere strikte, duke përjashtuar përdorimin e ngjyrave kuq e zi dhe shqiponjës dykrenare, për të shmangur identifikimin e Kosovës si shteti i dytë i shqiptarëve, njofton Klankosova.tv. Një tjetër kërkesë ka qenë përfaqësimi i të gjitha komuniteteve në flamur, duke reflektuar diversitetin e Kosovës. Ibrahimi kishte dorëzuar pesë versione të flamurit para 17 viteve e gjysmë, nga të cilat njëri u zgjodh për të simbolizuar shtetin e ri. Intervisten e plotë, ndiqeni në videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.