Si ndodhi rasti i 11-vjeçares në Prishtinë? (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 29.08.2022 20:10 nga Flamur Gajtani 29.08.2022 20:10 Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur të shtunën pasdite parkun buzë rrugës ‘Hysë Popova’ në Prishtinë. Një 11-vjeçareje iu vunë pas tre meshkuj të panjohur, të cilët më pas e dhunuan seksualisht. Por tmerri për viktimën nuk mbaroi me kaq, pasi njëri nga të dyshuarit e telefonoi vëllanë 10 vjet më të madh, i cili erdhi me veturën ku të dyshuarit dhe viktimën i largoi nga aty. Pak më tutje, ai zbriti të tjerët, pos njërit e viktimës, me të cilën më pas kreu marrëdhënie seksuale dhunshëm në një vend të panjohur. Dy vëllezërit u kapën e u dërguan fillimisht në mbajtje e të hënën gjykata ua caktoi një muaj paraburgim. Tre të tjerë janë në kërkim dhe bashkë me të arrestuarit po ngarkohen për veprën penale të dhunimit.