Si të reagoni nëse sulmoheni nga një peshkaqen NULL NULL 15.11.2015 14:45 15.11.2015 14:45 E përditshmja britanike “The Guardian” ka publikuar një shkrim se çka duhet të bëjmë nëse ndeshemi me një peshkaqen. Sipas Universiteti të ‘Florida Shark’ gjëja më e mirë për që duhet bërë është të notojmë shpejt dhe por pa bërë shumë zhurmë. Mënyrë më ideale do të ishte të notoni më dikë që të mos jeni një ‘objektiv i vetmuar’, transmeton Express Kurse studimet e bëra nga Bucher dhe disa studiues të tjerë në SHBA tregojnë që peshkaqenët kanë tendencë për ti ndjekur objektivat por ata ndalen në qoftë se ballafaqohen. “Nëse gjahu ballafaqohet me të, peshkaqenët kanë tendencë të sillen”, tha Bucher. Nëse një peshkaqeni bardhë gjashtë deri në shtatë metra është i interesuar për juve nuk keni çfarë të bëni, por nëse ballafaqoheni me një tre metra duhet te bëheni shumë të kujdesshëm”, vazhdoi ai. Në qoftë se një peshkaqen është në kërkim për të ju sulmuar do të përkul shpinën dhe të nxitojë në drejtim tuajin. Këtu sugjerohet të bëhet një prerje e këndit duke e vendosur shpinën kundër një gume apo shkëmbi nëse është afër. Kjo për arsye sepse peshkaqeni do të përballet me një objekt të pajetë jo atraktiv për tu ngrënë. Vitin e kaluar një mjek kishte tentuar të menaxhoj situatën e sulmit të peshkaqenit duke e goditur me thikë. Fanning, mjeku, tha se e kishte goditur disa herë, e cila mund të jetë efektive por shumë e rrezikshme. Po ashtu metoda për të shtiremi si i vdekur nuk punon si një strategji kështu që mundoheni të tërhiqeni sa më shpejtë që të jetë e mundur. Kohëve të fundit janë duke u përpjekur për të krijuar teknologji e cila do të jetë pengesë vizuale për peshkaqenët të cilët kanë një shikim mjaft të dobët. Kjo po iu mundësohet më shumë atyre të cilët bëjnë sërf. Po ashtu shkencëtarët kanë tendencë për të vendosur më shumë sinjale elektrike si Shark Sheild, një sistem që mund të përfshihet edhe në dërrasën e sërfit dhe do të jenë në dispozicion së shpejti./Lajmpress *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Evropianët po blejnë ushqime të ngrira për të reduktuar mbeturinat, tregon studimi 30/06/2025
Këshilla mjekësore Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë 30/06/2025