Si të fleni për vetëm një minutë? NULL NULL 25.01.2017 23:00 25.01.2017 23:00 Kur nuk flemë mirë, shohim shumë efekte negative në jetën tonë të përditshme. Pa dyshim se një gjumë i mirë dhe pa shqetësime është çelës për një shëndet të mirë, aq sa edhe për produktivitetin tonë, transmeton Klan Kosova. Por a e dini se ekziston një metodë që është shumë efikase, e lehtë dhe ju vë në gjumë për vetëm një minutë? Krejt çfarë ju duhet janë tri veprime të thjeshta, dhe njihet si metoda “4-7-8”. Merrni frymë përmes hundës për katër sekonda Mbani frymën për shtatë sekonda Lëshoni frymën ngadalë përmes gojës për tetë sekonda Është kaq e thjeshtë. Mund të duket ide e çmendur, por funksionon vërtetë.