Si të dekoroni muret e dhomave (FOTO) NULL NULL 27.10.2017 21:30 27.10.2017 21:30 Dekorimi i mureve zakonisht nuk trajtohet shumë kur flasim për rregullimin e shtëpisë. Megjithatë përveç që i bën dhomat të duken më bukur, mund të ndihmojë në fshehjen e disa situatave të pakëndshme si prezenca e lagështisë apo defekte të tjera të vogla. Në treg kemi zgjedhje të shumta, e veç kësaj ju mund të dekoromi muret edhe me gjërat që i keni nëpër shtëpi. Disa nga aspektet që duhen menduar janë madhësia e dhomës, sasia e dritës dhe mobilimi në përgjithësi. Hidhni një sy dhomave më poshtë dhe inspirohuni për dhomën tuaj.