Si ta tejkalojmë një ndarje NULL NULL 17.05.2015 17:30 17.05.2015 17:30 Ndarjet janë ta vështira. Edhe më e vështirë është periudha që duhet të kaloni pasi keni dalë nga një lidhje qoftë e gjatë apo e shkurtë. Mirëpo, ka disa gjëra që duhet t’i bëni në mënyrë që ta tejkaloni sfidën dhe dhimbjen që sjell ndarja, shkruan Cosmopolitan, transmeton Klan Kosova. klankosova.tv Block dhe delete në facebook Këto dy butone ekzistojnë për një arsye. Do ta keni shumë të vështirë nëse ju e mbani ish të dashurin në listën e miqve tuaj. Do të jeni e njoftuar me cdo lëvizje që bën dhe mund të ketë raste kur nuk do të ju pëlqej dhe madje mund të ju nervozojë me veprimet e tij. Kështu do të mbeteni duke menduar për të pothuajse tërë kohën. Nuk mund të jeni shokë Kjo është rregull. Nëse doni ta harroni, nuk ka më miqësi. Mos u mundoni të shtireni kinse ndarja nuk ka shumë rëndësi për ju dhe ju mund të jeni shokë. Miqësia mund të ekzistojë ende pa u lidhur, por kur ju keni qëndruar bashkë në lidhje, miqësia është zhdukur. Edhe nëse ai ju sugjeron që të vazhdoni si shokë, mos pranoni. Rrini me shoqet Nuk ka më keq se të ndjeheni e vetmuar dhe të pini. Nëse ndjeni dëshirë të madhe që të deheni me alkool, ftojini shoqet dhe rrini bashkë me to. Në fund të fundit, do të jeni me njerëzit që i doni. Largojeni telefonin Kur ndaheni, pavarësisht debatit të fundit që e keni bërë dhe fjalët e fundit që i thatë, gjithmonë ka edhe diçka që doni t’ia thoni. Nëse e ndjeni dëshirën t’i thoni se po ju mungon, se akoma e dashuroni apo se e urreni, zhdukeni telefonin sa herë kaploheni nga këto ndjenja. Kërkojini shoqes tuaj më të mirë ta mbajë telefonin tuaj për pak kohë. Dilni Dilni, dilni dhe vetëm dilni. Sa herë të keni kohë dhe sa herë të mundeni. Shëtitjet dhe ajri i pastër ju bëjnë mirë. Gjërat që shihni në rrugë do t’ua largojnë mendjen nga situata aktuale. Qani Të qash nuk është dobësi. Kur ju ndjeheni keq, mund të qani. Është mënyra më e mirë të çliroheni nga ndjenjat që ju mundojnë. Shkruajini letra Mund t’i shkruani letra dhe të shpreheni për zemrën tuaj të thyer, por nuk duhet t’ia dërgoni. Letra duron gjithçka, prandaj merreni lapsin dhe hidhni ndjenjat e juaja në letër. Mos e dëshironi kthimin Ndaloni së menduari nëse ai do të kthehet, nëse do të ju thotë me fal apo nëse do të pendohet për gjërat që e kanë shkaktuar ndarjen tuaj. Mos mendoni më për të, vetëm për vete. Bëni banjë Të bëni banjë nuk ua pastron vetëm trupin, por ju relakson. Relaksimi jua qetëson edhe shpirtin e kështu ju largohen edhe ndjenjat e këqija.