Si ta luftoni migrenën me xhenxhefil? NULL NULL 03.07.2017 16:00 03.07.2017 16:00 Përfitimet shëndetësore të xhenxhefilit njihen janë njohur qysh moti nga kinezët e lashtë ndërsa bota vetëm tani është duke zbuluar vetitë e mrekullueshme të këtij produkti. Plot me kalium dhe mangan, përgjegjës për punën e duhur të zemrës, xhenxhefili është përbërës që duhet t’i kushtoni vëmendje, në qoftë se keni dëshirë të mbeten të shëndetshëm. Krahas zemrës, xhenxhefili është i shkëlqyer për forcimin e sistemit imunitar dhe për shkak të përmbajtjes së tij mund të mbrojë lëkurën, flokët, dhëmbët dhe thonjtë. Është i pasur me vitaminat A, C dhe E, ashtu edhe me vitaminin B dhe minerale të tjera si magnez, fosfor, hekur, zink, kalcium dhe beta karoten. Xhenxhefili është provuar për të trajtuar me sukses problemet e nyjeve nga një studim të publikuar në Phytotherapy Research. Plus, xhenxhefili ka qenë shumë efektiv në parandalimin e migrenës dhe dhimbjeve kronike të kokës, transmeton Klan Kosova. Për të marrë maksimumin nga xhenxhefili, ju mund të mësoni nga receta e mëposhtme se si të përgatisni ujin me xhenxhefil që do të kurojë dhimbjen tuaj të kokës, problemet me zemër dhe dhimbjet e muskujve. Përbërësit: 1-2 rrënjë të freskëta xhenxhefili 3 gota ujë Gjysmë limoni Mjaltë të papërpunuar Përgatitja: Grijeni xhenxhefilin imët. Hidhni 2-3 gota me ujë dhe lëngun e shtrydhur të limonit. Së fundi, shtoni mjaltin. Ilaç është gati dhe ju mund të konsumoni atë në baza ditore.