Si reagojnë femrat e si meshkujt ndaj tradhtisë NULL NULL 28.10.2015 16:04 28.10.2015 16:04 Një studim i ri i kryer nga psikologët e Universitetit të Shkencave dhe Teknologjisë së Norvegjisë dhe Universitetit të Teksasit thotë se të dyja gjinitë tradhtinë e përjetojnë ndryshe, transmeton Klan Kosova. Ndërkohë që meshkujt bëhen më xhelozë nëse partnerja e tyre ka pasur marrëdhënie intime me një mashkull të rastësishëm, gratë janë më xheloze nëse partneri i tyre përfshihet emocionalisht me një femër tjetër. Studimi është bërë me më shumë se një mijë persona dhe atyre iu është kërkuar që të përgjigjen duke zgjedhur një nga 4 skenarët e reagimit. Sipas shkencëtarëve, meshkujt ishin më shumë xhelozë nga tradhtia seksuale, kurse femrat të dhimbshme e vlerësuan tradhtinë emocionale.