Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si po na vidhet rryma nga njehsorët elektrikë? – Visar Azemi sot në “DPT te Fidani”

NULL NULL
26.03.2026 15:22

Të enjten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në pjesën e intervistës kryesore do të flitet lidhur me pretendimet e Azemit se qytetarët po manipulohen me njehsorët elektrikë të cilët sipas tij po e masin kohën gabim dhe se qytetarët paguajnë gjithmonë me tarifa të shtrenjta.

Gjithashtu, sot do të diskutojmë edhe për zhvillimet e fundit në skenën politike, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentes, Vjosa Osmani, si dhe për qëndrimet e LDK-së karshi procesit për zgjedhjen e presidentit të ri.

Si po na vjedhet rryma nga njehsorët elektrikë?

Kush duhet të mbajë përgjegjësi?

A është e gatshme LDK-ja të bëjë marrëveshje për presidentin?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

lajme të ngjashme