"Si në BBVK, ashtu edhe jashtë, gjithmonë do të jem aty për njerëz kur ata kanë nevojë për mua", thotë Xhuli (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Si në BBVK, ashtu edhe jashtë, gjithmonë do të jem aty për njerëz kur ata kanë nevojë për mua”, thotë Xhuli (FOTO)

NULL NULL
21.03.2023 14:57

Ish konkurrentja e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura apo Xhuli është zotuar t’iu dalë gjithmonë në ndihmë të tjerëve.

Të paktën kështu ka deklaruar vet Xhuli, e cila me anë të një storie në llogarinë e saj të Instagramit, ka shpërndarë një video, teksa shihej duke ia rregulluar këmishën fituesit të BBVK-së, Stresit.

“Si mrena në shpi, ashtu edhe jashtë, unë gjithmonë do jem për njerëz kur ata kanë nevojë për mua”, ka shkruar Xhuli, në videon e xhiruar gjatë spektaklit special të Post Big Brother VIP Kosova.

Në Post BBVK, Xhuli mbrëmë ishte përballur me një mori situatash të tensionuara me ish banorët e këtij formati televiziv, posaçërisht me Artan Thaçin, Shota Baraliun dhe Stresin.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.