Si ndryshon jeta jonë kur bëhemi prindër (Foto) NULL NULL 14.05.2016 22:00 14.05.2016 22:00 Ardhja në jetë e një fëmije është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme në secilën familje. Çiftet që mezi presin të bëhen prindër, përpiqen të bëjnë çdo gjë për t’u përgatitur paraprakisht. Shumë prej tyre e zbulojnë gjininë e bebes së tyre pak para se ajo të lind. Disa madje arrijnë ta menaxhojnë edhe datën e saktë të ardhjes në jetë të fëmijës së tyre. Për më tepër, ka raste kur edhe fillojnë shumë herët të planifikojnë rreth asaj se në cilin kopsht fëmijësh ta dërgojnë – e gjithë kjo derisa bebja është ende në barkun e nënës së saj. Megjithatë, pak prindër të rinj arrijnë të kuptojnë saktë se si prania e fëmijës do t’i ndryshojë jetën e tyre. Është e sigurt se shumë gjëra do të ndryshojnë – shprehitë tuaja, rutina juaj e përditshme, madje edhe dëshirat dhe pritjet. Klan Kosova ju ofron shansin që t’i shihni disa nga momentet e paharrueshme nga jeta e secilit çift të ri, pasi ata bëhen me fëmijën e parë. Mëngjesi – Pritjet dhe realiteti Gjumi – Pritjet dhe realiteti Dhoma e fëmijës – Pritjet dhe realiteti Momentet e qeta së bashku – Pritjet dhe realiteti Të visheni për një shëtitje – Pritjet dhe realiteti Duke u bërë krijues – Pritjet dhe realiteti Koha kur mami është vetëm – Pritjet dhe realiteti Argëtimi në kutinë e rërës – Pritjet dhe realiteti Fotografitë familjare – Pritjet dhe realiteti