Si ndikon dielli i mëngjesit në jetën tuaj NULL NULL 03.05.2016 16:30 03.05.2016 16:30 Dielli i mëngjesit mund t’ju ndihmojë të bini në peshë, të paktën sipas studimit më të fundit të Universitetit të Çikagos. Studiuesit u kërkuan 54 pjesëmarrësve tek të 30-at që të ekspozoheshin në dritën e diellit të mëngjesit për shtatë ditë rresht dhe të mbanin një ditar të rregullt të ushqimit të tyre, shkruan living. Në fund, rezultoi se ata që e bënë këtë edhe më gjatë, humbën më shumë peshë, pavarësisht diferencës në moshë, faktit sesa aktivë ishin apo sesa kalori morën përmes ushqimit të tyre. Sipas studiuesve, dy janë arsyet më të mundshme: E para, ekspozimi në diellin e mëngjesit sinkronizon orën tuaj të brendshme biologjike, e cila, nga ana e saj, pason në një gjumë të rregullt e natyral që ndikon në metabolizëm e përfundimisht në rënien në peshë. Së dyti, drita e mëngjesit, nga natyra, është më e fortë sesa ajo e pasdites apo mbrëmjes. Kjo sepse sasia e dritës blu në të është më e madhe, dhe është pikërisht drita blu ajo që ndikon më shumë në ritmet çirkadiane. 20- 30 minuta nën dritën e diellit të orës 08:00- 12:00, mjaftojnë që dielli të bëjë magjinë e tij.