Si mund të ndikojë muzika në trurin e tuaj? NULL NULL 04.08.2021 14:05 04.08.2021 14:05 Muzika, është ajo që ka luajtur një rol të rëndësishëm në çdo kulturë njerëzore, si e kaluara ashtu edhe e tashmja. Njerëzit në mbarë botën i përgjigjen muzikës në një mënyrë universale. Por, sa mund të ndikojë muzika në trurin e tonë? Përparimet në neuroshkencë u japin mundësi studiuesve të matin sesi muzika ndikon në tru. Interesimi për efektet e muzikës në tru ka çuar në një degë të re të kërkimit të quajtur neuromuzikologji e cila eksploron se si sistemi nervor reagon ndaj muzikës. Dhe provat janë se muzika aktivizon çdo pjesë të njohur të trurit. Luajtja dhe madje vetëm dëgjimi i muzikës mund t’ju bëjë më të zgjuar, më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më produktiv në të gjitha fazat e jetës. Nëse doni prova se si muzika ndikon në tru, ka kuptim të shikoni në trurin e atyre që luajnë shumë muzikë apo muzikantë profesionistë. Skanimet e trurit tregojnë se truri i tyre është i ndryshëm nga ai i jo muzikantëve. Ata kanë trurin më të madh, të lidhur më mirë dhe më të ndjeshëm. Muzikantët kanë memorie të lartë pune, aftësi dëgjimore dhe fleksibilitet njohës. Truri i tyre është fizikisht më simetrik dhe ata përgjigjen në mënyrë më simetrike kur dëgjojnë muzikë.