Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si kërkojnë azilkërkuesit leje qëndrimi në Gjermani

NULL NULL
22.07.2015 11:49

Teksa dhjetëra mijëra shqiptarë aplikojnë për azil në Gjermani, Agjencia gjermane e Punësimit u jep një mundësi se si mund ta marrin lejen e qëndrimit. Mund ta përfitojnë këtë të gjithë ta persona që arrijnë të gjejnë një punë me pagë mujore jo më pak se 4 mijë euro.

Lejen e qëndrimit ose kartën blu siç njihet ndryshe, mund ta përfitojnë edhe ata që kanë aplikuar për azil.

Raimund Beker, kreu i Agjencisë së Punësimit ka sqaruar se bëhet fjalë për punonjës profesionistë. Sipas tij, ata mund shkëputen nga statusi i azilantit dhe të integrohen me status tjetër, atë të të punësuarve, çka do t’u mundësojë lejen e qëndrimit.

Disa grupime politike e kanë kundështuar këtë ide. Vetë Ministri i Shtetit ka thënë se kjo praktikë mund të çojë në abuzime dhe mund të rrisë në mënyrë të konsiderueshme numrin e azilkërkuesve.

Por sipas Zyrës së Punësimit, veç mjekëve, inxhinierëve apo personave të tjerë të kualifikuar, edhe të rinjve duhet t’u jepet mundësia për leje qëndrimi, pasi ata janë më të prirur drejt profesioneve artizanale.

Drejtuesit e zyrës thonë se nëse kjo praktikë do të ligjërohet, 500 mijë azilantë mund të aplikojnë për vende pune dhe leje qëndrimi deri në fund të këtij viti.

Gjermania ka ngritur shqetësimin për numrin e lartë të azilantëve. Vetëm nga Shqipëria, në 6 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar mbi 20 mijë kërkesa për azil. Muaji qershor shënoi rekordin me mbi 5 mijë kërkesa.

Gjermania do të presë në tetor edhe një numër prej afro 12 mijë emigrantësh nga vendet e konfliktit në Lindjen e Mesme, që aktualisht janë të strehuar në kampet e emigrantëve në Itali dhe Greqi. /Lapsi.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.