Si eskaloi sherri në Mitrovicë, ku një 36-vjeçar mbeti i plagosur? (VIDEO) NULL NULL 02.02.2026 08:29 02.02.2026 08:29 36-vjeçari që mbeti i plagosur dje nga të shtënat me armë zjarri në Mitrovicë, aktualisht po merr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Lidhur me rastin, detaje ka dhënë gazetari Urall Boshnjaku, korrespondenti i Klan Kosovës, i cili në emisionin “Ora 7” bëri të ditur se ngjarja fillimisht kishte nisur si një përplasje verbale. “Sipas informatave që kam marrë nga vendi i ngjarjes, fillimisht ka pasur një konflikt verbal, i cili më pas është përshkallëzuar në përdorim të armës ndaj një personi, i cili ka pësuar plagë në këmbë”, tha Boshnjaku./Klankosova.tv Të shtëna me armë në Mitrovicë, një i plagosur – arrestohet i dyshuari I plagosuri në Mitrovicë është një 36-vjeçar, dërgohet në QKUK për trajtim