Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

S’i eci me AAK e VV, Limaj i “afërt” me LDK (VIDEO)

NULL NULL
27.05.2025 20:28

Para se të shkojë te radha e ulëses së tij, që është gati në fund të sallës, u ndal te e para.

Këtu, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj diskutoi goxha gjatë me atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Por, krejt puna nuk u krye këtu.

Ky i fundi konfirmoi se caktoi një takim me kreun e Nismës, për të diskutuar çështjet e bashkëpunimit. Por, jo për bllokadën në Kuvend por për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë.

Limaj, me gjasë, më shumë se për nivel lokal, është i interesuar për atë qendror, pasi vazhdon ta preferojë pozitën e kryetarit të parlamentit.

Limajn dhe Nismën mund ta pranojë si partnerë në qeveri, por Albulena Haxhiu nuk ka vullnet t’ia japë atij asnjë mundësi për t’u bërë kryetar Kuvendit, pozitën kjo të cilën e aspiron ajo vetë. Por, atë nuk e siguroi as në tentimin e 22, ku dështoi themelimi i komisionit për ta votuar liderin e parlamentit në mënyrë të fshehtë.

Votën kundër për Haxhiun e ka të sigurt, por Ramush Haradinaj i AAK-së nuk ka vendosur ende nëse do të përkrahte për kryetar kuvendi partnerin e koalicionit në zgjedhjet e fundit.

Bile, nuk deshi të komentojë asnjë gjë që tha për të, Fatmir Limaj.

Ndarje jo, por në fakt njëfarë përafrimi u pa në oborrin e kuvendit mes disa deputetëve të PDK e LVV, por u tha qe as ky takim nuk qe për kuvend.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.