Si duhet të kujdeseni për fytyrën tuaj gjatë izolimit në shtëpi? NULL NULL 01.04.2020 18:17 01.04.2020 18:17 Qëndrimi në shtëpi, ruajtja e distancës sociale, të mosshkuarit në punë, pasiguria për jetën ekonomiko-sociale pas pandemisë sigurisht që janë faktorë që rrisin stresin. Ky i fundit ndikon ndër të tjera edhe te lëkura. Dr. Joshua Zeichner, një profesionist i kozmetikës dhe dermatologjisë në Amerikë, shpjegoi për ELLE se “stresi ngre nivelin e një hormoni të quajtur CRH”. Ky hormon stimulon kortizolin për ta përgatitur trupin për mjedisin stresues. Në një njëjtën kohë, CRH lidhet me gjëndrat tona të prodhimit të yndyrës, duke i stimuluar, gjë që shkakton puçrra. Në këtë periudhë stresuese, Zeichner rekomandon ndryshimin e pastrimit të lëkurës, duke zgjedhur një larës me acid salicilik, që largon vajin e tepërt nga lëkura dhe i mban poret e pastra, anabelmagazine. Sigurohuni gjithashtu që ta lyeni fytyrën me krem me faktorë mbrojtjës ndaj diellit *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Receta e Anës: Arancini siciliane - Toptha me oriz të mbushura me mish dhe djathë (VIDEO) 21 orë më parë