Si do të votohet të dielën me masat anti-COVID-19? (VIDEO) NULL NULL 27.11.2020 23:40 27.11.2020 23:40 Në Kosovë, të dielën, do të mbahen për herë të parë zgjedhje në kohë pandemie. Qytetarët e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, më 29 nëntor, do të votojnë për kryetarin e komunës së tyre. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka treguar se KQZ-ja do të ua mundësojë edhe qytetarëve të prekur me COVID-19 e që janë në vetizolim që të votojnë. “Kemi nxjerrë dy udhëzime administrative që janë kryesore sa i përket procesit zgjedhor. Njëri udhëzim administrativ ka të bëjë me masat të cilat duhet të zbatohen nga votuesit, stafi zgjedhor dhe vëzhguesit. Tjetri udhëzim administrativ ka të bëjë me mënyrën e identifikimit të personave të cilët kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 dhe janë në vetizolim dhe të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim në ditën e zgjedhjeve. Për këtë qëllim KQZ-ja, pasi të bëjë konfirmimin e këtyre votuesve, do të dërgojë ditën e zgjedhjeve në adresat e tyre ekipin mobil në mënyrë që këta qytetarë të mund të votojnë”. Por, cila është procedura e votimit për personat që duan të votojnë nga vetizolimi? “Listat me të cilat KQZ-ja do të operojë përfshin personat që janë në listat e IKSHPK-së si qytetarë të infektuar me COVID-19 në periudhën kohore prej 15 nëntorit deri më 26 nëntor. Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në të dy komunat do t’i kontaktojë përmes telefonit dhe do t’i njoftojë lidhur me këtë mundësi që KQZ-ja e ofron”. “Natyrisht se KQZ-ja e ka për detyrë kushtetuese që t’i ofrojë mundësinë të gjithë qytetarëve që të realizojë të drejtën e votës, sigurisht që ndjejmë keqardhje për personat e prekur me COVID-19 dhe jemi të vetëdijshëm se shëndeti është mbi të gjitha, por kjo është një mundësi që ofron KQZ-ja, sepse është detyrë kushtetuese dhe ligjore e KQZ-së në mënyrë që të gjithë qytetarët të mund të votojnë. Pasi të kontaktojmë me këta qytetarë është në vullnetin e tyre nëse duan të marrin pjesë në zgjedhje, ose jo. Ekipet mobile do të shkojnë në shtëpitë, apo banesat e tyre, derisa janë paraparë masa mbrojtëse të cilat do të zbatohen nga anëtarët e ekipit mobil të KQZ-së, por edhe nga votuesit”. Elezi ka treguar për Klan Kosovën edhe masat anti-COVID-19 që do të aplikohen në procedurën e votimit në Qendrat e Votimit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut. “Tashmë jemi familjarizuar me disa nga masat që duhet të zbatohen nga votuesit – kryesisht kemi të bëjmë me distancën fizike prej 2 metrave që duhet të respektohet gjatë gjithë kohës, derisa në vendvotim do të jetë kryesuesi dhe anëtarët e vendvotimit që do të përcjellin rrjedhën e procesit dhe nuk do të lejojnë që të bëhet tollovi”. “Pasi të bëhet identifikimi i votuesit me llambë ultravjollcë, votuesi do të bëjë dezinfektimin e duarve dhe pas kësaj votuesi do të heqë maskën për t’u identifikuar nga anëtari i vendvotimit. Më pas, votuesi duhet të nënshkruajë në librin ku fakton që ka marrë pjesë në procesin zgjedhor dhe në fund do të marrë fletën e votimit ku do të bëjë zgjedhjen e tij në kabinën e votimit. Si masë mbrojtëse në dalje të vendvotimit, votuesit sërish duhet të bëjnë dezinfektimin e duarve”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë