Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Shumë të mirë, kanë pranuar vetëm pesë gola”, Tuchel lavdëron skuadrën dhe tifozët Kuqezi (VIDEO)

NULL NULL
16.11.2025 21:33

Trajneri i Anglisë, Tomas Tuchel, ka lavdëruar tifozët shqiptarë dhe atmosferën në Shqipëri.

74 minuta iu deshën anglezëve për të zhbllokuar rezultatin dhe për të ikur eventualisht me triumfin 0-2 ndaj Kuqezinvje në kualifikimet për Kupën e Botës.

“Më pëlqeu ndeshja. Mendoj se pati ulje dhe ngritje në performancë. Filluam me shumë kontroll, por nuk mundëm të krijonim shumë raste, gjë që është normale kundër Shqipërisë”, deklaroi Tuchel për Klan Kosovën dhe Artmotion.

“Ata kanë pranuar vetëm pesë gola dhe ne kemi shënuar katër kundër tyre”.

“Ata janë të shkathët, luajtën si jofavoritë, me përkushtim të plotë. Luajtën sot sikur të ishte ndeshje e kupës. Edhe trajnerin e kanë shumë të mirë”.

“Stadium i mrekullueshëm, tifozë shumë të mirë.”

lajme të ngjashme