Shumë meshkuj po intervenojnë në buzë NULL NULL 03.11.2017 23:00 03.11.2017 23:00 Ndonëse shumica e klientëve që i injektojnë buzët janë femra, ka një rritje të konsiderueshme të numrit të meshkujve që po i operojnë buzët në tentim që të duken si yjet e Hollivudit. Më 2016, numri i burrave që kishin hyrë në operacione kozmetike u rrit për tre përqind për dallim nga viti paraprak, dhe është rritur për 28% që nga viti 2005, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. Sipas Doktor Rian Maercks, një kirurgu plastik në Miaimi të Florida-s, të shumtë janë burrat që po shkojnë për këtë lloj intervenimi në mënyrë që ta kenë një buzëqeshje më natyrale, sipas Daily Mail. Ky trend, sipas tij, është si rezultat i kulturës narcizoide të selfie-ve. “Mediat sociale, aplikacionet e takimeve, kultura e selfie-ve…kjo kulturë luan rol të madh”, shpjegoi ai.