Shuhet zjarri në Bregun e Diellit (VIDEO) NULL NULL 12.06.2025 17:54 12.06.2025 17:54 Zjarri i cili ka shpërthyer në Qendren Tregtare në Bregun e Diellit në Prishtinë, është shuar. Lidhur me këtë incident, për Klankosova.tv detaje ka dhënë komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi. Gashi tha se zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë. “Janë djegur disa plastika, në hyrjen e tretë të Qendrës Tregtare. Dëmi ka qenë aq sa ka mbërritur ekipi i zjarrfikësve”, deklaroi ai për Klankosova.tv. Ai theksoi se nuk dihet se nga çka është shkaktuar ky zjarr. “Vlerësimi do të bëhet nga inspektorët e zjarrit”, theksoi Gashi./ Klankosova.tv. Një person intervenon për ta shuar zjarrin tek Bregu i Diellit (VIDEO)