Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shuhet mjeshtri i komedisë shqiptare, Gëzim Kruja

NULL NULL
05.04.2020 12:44

Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare, “Mjeshtri i Madh” Gëzim Kruja.

Kohët e fundit ai vuante nga një sëmundje e rëndë teksa kishte humbur edhe zërin.

Ai ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit.

Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”./Tch

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.