Shuhet këngëtari Ismet Peja (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 23.11.2020 20:11 nga Flamur Gajtani 23.11.2020 20:11 Këngëtari gjakovar, Ismet Peja, që vdiq mëngjesin e së hënës, u varros në varrezat e qytetit në Gjakovë pasdite. Ai vdiq në shtëpinë e tij në Gjakovë pasi së fundi kishte problem me zemër. Tek arkivoli i artistit të ndjerë bënë homazhe qytetarë, miq e politikanë. Për Ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi, veprat e artistit ishin udhërrëfyes për shumë gjenerata, njofton Klan Kosova. E autori i hitit “Robi plaket kur do vet”, sipas Ardian Gjinit, Kryetarit të Gjakovës, do të jetojë përgjithmonë, pasi sot u largua vetëm fizikisht. Lajmi për humbjen e Ismet Pejës për familjarët por edhe këngën popullore ishte një kumt i zi. “Gjakova pa këngët e Ismetit do të jete si kopsht pa lule se kenga popullore kanë ato që fshijnë pluhurin nga shpirti i jetes se përditshme”, ka thënë Masar Peja, familjar i Ismet Pejës. Ikona e muzikës shqipe u përcoll me këngë edhe gjatë varrimit, nga ish bashkëpunëtorët e tij. Ismet Peja la pas vete, vajzën Virxhina dhe dy djemtë, Visarin dhe Vegimin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.