Shuhet gazetari Zijadin Gashi NULL NULL 03.12.2024 20:25 03.12.2024 20:25 Zijadin Gashi Gjurmë të punës së tij prej gazetari, la më bollëk. Ato datojnë edhe para luftës, kur Zijadin Gashi ishte një i ri 23-24 vjeç, që guxoi të raportojë në kushte okupimi, në të përditshmen “Kosova Sot”. Autori, që shkroi e raportoi shumë më tepër në 24 vjetët e lirisë, vdiq të martën, në moshën 51-vjeçare. Familjarët dhe miqtë e tij me zor i mbajtën lotët, në ceremoninë e varrimit. Gashi u quajt një kryemjeshtër i zanatit dhe person i rrallë. Një koleg i Gashit, që ka punuar shumë me të para dhe pas luftës, tha se gazetarë si tashmë i ndjeri është zor të gjendet. Për punën e tij paraluftës, Gashi ishte nderuar me mirënjohje nga Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë. Gashi pati nisur punën si gazetar në të përditshmen “Kosova Sot” për ta përfunduar angazhimin e tij në medie si kryeredaktor në TËVË1. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025