Shtyrja e zgjedhjeve mbetet në vullnetin politik të presidentes (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 07.12.2022 20:19 nga Haris Ademi 07.12.2022 20:19 Organizimi i zgjedhjeve në veri të vendit s’po del të jetë pa telashe, deri tash. Pas sulmeve me granata të martën, është vështirësuar edhe më tej puna e zyrtarëve zgjedhorë. Është pikërisht siguria e tyre dhe e qytetarëve të kësaj zone që e ka bërë ambasadorin amerikan Jeff Hovenier të konkludojë se nuk janë krijuar kushtet për këtë proces. “Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë”, shkroi Hovenier të mërkurën, njofton Klan Kosova. Mirëpo qeveria thotë se është në gjendje të ofrojë siguri për mbajtjen e zgjedhjeve, siç u shpreh nga Mitrovica, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Megjithatë, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se zgjedhjet nuk mund të mbahen në situatën aktuale. Kurse opinionisti Besart Peci thotë se për shtyrjen e datës së votimit do të ketë presion ndërkombëtar. Legjislacioni në fuqi nuk përcakton situatat kur mund të shtyhen zgjedhjet, por kjo mbetet në vullnetin politik të presidentit të shtetit. Një palë zgjedhje lokale në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut ishin shtyrë më 2020, për shkak të pandemisë.