Shtylla elektrike e shtrembëruar në “Tusuz” të Prizrenit, rrezik për banorët NULL NULL 18.05.2025 15:21 18.05.2025 15:21 Foto nga lexues të Klankosova.tv Një shtyllë elektrike po përbën rrezik për banorët e lagjes “Tusuz” të Prizrenit. Të paktën kështu ka deklaruar një lexues i Klankosova.tv, i cili ka dërguar në redaksi edhe foto ku kjo shtyllë elektrike shihet të jetë shtrembëruar. I njëjti lexues thotë se nga KEDS-i nuk po shkojnë ta rregullojnë këtë problem. Klankosova.tv ka kontaktuar me KEDS-in, dhe është në pritje të një përgjigje. Foto nga lexues të Klankosova.tv