Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtyhet takimi i Brdo-Brijunit

NULL NULL
26.06.2020 19:03

Samiti i Brdo-Brijunit i paraparë të mbahej të hënën që po vjen është shtyrë për shkak të pandemisë.

Takimi i presidentëve të Ballkanit Perëndimor, Sllovenisë dhe Kroacisë që ishte jubilar u njoftua nga Zyra e Presidentit slloven Borut Pahor, njofton Klan Kosova.

“Presidenti Pahor, si nikoqir i takimit të planifikuar në rrethana të tilla, megjithë një sërë masash të planifikuara, nuk mund të garantojë kushtet në të cilat do të mund të mbahej pa rrezikun e transmetimit të infeksionit”, thuhej në njoftim.

Ende nuk dihet se kur mund të mbahet samiti për të shënuar 10 vjetorin e kësaj iniciative për të bashkuar liderët ballkanikë që synon përmirësimin e marrëdhënieve politike.

 

lajme të ngjashme