Shtyhet seanca, shkak takimi i ftuar nga Kurti NULL NULL 27.06.2025 11:36 27.06.2025 11:36 Seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit është shtyrë, për shkak të takimit të nesërm të liderëve politik, të ftuar nga Albin Kurti. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca do të mbahet të dielën nga ora 11:00, përcjell Klankosova.tv. “Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që e solli dje, sot u mblodhën përfaqësuesit e subjekteve politike për një konsultë paraprake”. “Të gjithë ishin të mendimin që seanca sot të ndërpritet, pasi të mbahet nesër takimi i liderëve politik që është ftuar nga subjekti më i madh politik, të vazhdojmë me seancën me 29.06.2025 në ora 11:00”, është shprehur Dehari. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Elezi liston tri arsye pse situata për Vidovdanin këtë vit është më e ndjeshme (VIDEO) 3 orë më parë