Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtyhet seanca ndaj Jon Hotit që akuzohet për vrasjen e dyfishtë në Klinë

NULL NULL
23.04.2025 14:30

Është shtyrë seanca fillestare ndaj Jon Hotit, i cili akuzohet për vrasje të dyfishtë.

Arsyeja e kësaj shtyrje është mungesa e avokatit të të pandehurit, për shkak se mbrojtësi e kishte pranuar sot ftesën për seancë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga prokurorja e rastit, Valbon Disha – Haxhosaj.

“Seanca e radhës është paraparë të mbahet më 27 maj”, deklaroi ajo për Klankosova.tv.

I pandehuri Jon Hoti, akuzohet se i kishte privuar nga jeta dy persona, Rexhep dhe Allison Shlivovën.

Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 13 nëntor 2024 në Klinë.

lajme të ngjashme