Shtyhet për në fund të gushtit gara e famshme e çiklizmit “Tour de France” NULL NULL 15.04.2020 15:39 15.04.2020 15:39 Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI) ka publikuar ndryshimet në kalendarin e garave për shkak të pandemisë së koronavirusit. “Mbajtja e kësaj ngjarje në kushtet më të mira të mundshme gjykohet thelbësore, duke pasur parasysh vendin e saj qendror në ekonominë e çiklizmit”, ka thënë kreu i UCI. “Tour de France”, që ishte paraparë të niste më 27 korrik, sipas datës së re do të nisë më 29 gusht dhe do të përfundojë më 20 shtator. Ngjarja më e madhe e çiklizmit do të mbahet sipas orarit të paraparë nga 20 deri më 27 shtator. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Thaqi pas humbjes nga Plzeni: Nuk u dorëzuam kurrë, i kemi edhe pesë ndeshje të tjera 21/09/2023