Shtyhet gara botërore e MotoGP, shkak koronavirusi NULL NULL 02.03.2020 09:57 02.03.2020 09:57 Gara e dytë e stinorit në MotoGP, e paraparë të mbahej në Tajlandë këtë muaj nuk do të mbahet. Siç raporton BBC, gara është shtyrë për një kohë të pacaktuar, për shkak të koronavirusit – epidemisë e cila shpërtheu në fund të vitit që lamë pas. “Gara e Moto GP duhet të anulohet dhe shtyhet për një ditë tjetër apo një muaj tjetër, varësisht nga situata”, ka thënë zëvendës-kryeministri i Tajlandës, Anutin Charnvirakul.