Shtyhet debutimi i Neymar për PSG NULL NULL 05.08.2017 12:51 05.08.2017 12:51 Neymar do të mungojë në ndeshjen e Paris Saint-Germain kundër Amiens këtë të shtune për arsye të mosfinalizimit të dokumenteve. Dokumentet e ish-yllit të Barcelonës nuk ishin finalizuar deri pas mesnatës së të premtes, duke nënkuptuar që ai do ta shikojë ndeshjen nga tribunat. Një zyrtar i Ligue 1 e konfirmoi të shtunën se dërgimi i vonshëm e certifikatës së brazilianit ka bërë që ai të mos mund të debutojë në ndeshjen ndaj Amiens.