Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtufi: Kuvendi është shndërruar në cirk, protestat janë të nevojshme

NULL NULL
03.07.2025 21:50

Publicisti Pal Shtufi ka folur për situatën politike në të cilën është vendi me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, por edhe për vazhdimin e ngërçit politik në vend edhe pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese që brenda 30 ditëve të formohen institucionet e reja të vendit.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka theksuar se për zgjidhjen e kësaj çështje është në dorë të presidentes Vjosa Osmani.

“Këtu ka veç presidentja të bëjë diçka të merret vesh me opozitën, me garantu opozita votën për presidente edhe për pesë vjet të tjera, opozita me votu parlamentin,  këtë Albulena Haxhiun, dy orë më vonë presidentja jep dorëheqje, pasi konstituohet Kuvendi”.

“Ajo mund të jep dorëheqje me kusht që opozita me ia garantu votën në zgjedhjet tjera. Unë mendoj se është në dorë të presidentes, dhe krijohet një situatë që më nuk ecet”, tha Shtufi.

Shtufi shtoi: “Cirku që po ndodh, njeriu me të vërtetë nuk di çfarë të thotë, është një papërgjegjësi totale, diçka që në raste të tilla protestat e njerëzve dhe qytetarëve do të ishin shumë të mirëseardhura”. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.