Shtohet bashkëpunimi mes Prishtinës e Shkupit NULL NULL 14.05.2015 17:02 14.05.2015 17:02 Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, priti në një takim pune ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, me të cilin diskutuan zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe mënyrat për intensifikimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit tš informatave mes dy vendeve Në takim u konfirmua se autoritetet kosovare dhe ato maqedonase po shkëmbejnë informata në mënyrë që sa më parë të konfirmohet identiteti i shtetasve kosovarë të arrestuar nga autoritetet maqedonase pas incidentit në Kumanovë, por edhe të përcaktohet nëse në mesin e viktimave ka qytetarë të Kosovës dhe të bëhet identifikimi i tyre. Selimi në takim ritheksoi se autoritetet kosovare janë të gatshme që të ofrojnë çdo asistencë për shtetasit e Kosovës në kuadër të ligjit dhe konventave ndërkombëtare. Zëvendës ministri i jashtëm shtoi se është e rëndësishme që të dy vendet të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin si dy shtete fqinje dhe rikujtoi se janë mbi 10 marrëveshje bilaterale që janë afër finalizimit dhe nënshkrimit nga autoritetet në Prishtinë dhe Shkup. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 15 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 21 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 23 orë më parë