Shtiu me armë drejt të vëllait të tij, arrestohet 50-vjeçari NULL NULL 09.04.2025 11:02 09.04.2025 11:02 Policia e Shqipërisë. Është arrestuar një 50-vjeçar, i cili pasditen e djeshme shtiu me armë në drejtim të vëllait të tij. Bëhet e ditur se shkak për konfliktin mes vëllezërve janë bërë një çështje pronësie. Vëllezërit thuhet fillimisht janë goditur me grushta, por më pas përplasja ka eskaluar me përdorimin e armës. “Nga të shtënat nuk pati të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”. “Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, në fshatin Fierseman, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 50 vjeç, për veprat penale ‘Kanosja’, ‘Dhuna në familje’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’”, njofton policia./Euronews.al