Shtime, observatori i parë i astronomisë në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 17.03.2023 16:19 17.03.2023 16:19 Ndërtimi i Qendrës së Parë të Astronomisë në Shtime do të jetë hapi më i fuqishëm drejt hapjes së dyerve të së ardhmes që po e pret vendin në zhvillimin dhe avancimin e shkencës së astronomisë. Mënyra e realizimit të aktiviteteve teorike dhe praktike në disiplinën e astronomisë dhe shkencave planetare brenda kësaj qendre shkencore, do të ketë qasje kreative dhe të do zgjojë interesim të madh tek studentët dhe qytetarët e vendit për vrojtime dhe zbulime të rëndësishme qiellore. Kjo qendër do të mundësojë integrimin e nxënësve dhe studentëve në programe kërkimore përmes pajisjeve optike të sofistikuara që do të jenë në dispozicion për të gjithë. Për më shumë, kuptoni nga materiali i gazetarit Ardian Gaxherri: