Shteti shpërblen xhudistët NULL NULL 24.01.2018 13:10 24.01.2018 13:10 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë shpërblimet shtetërore për xhudistët që fituan medalje në Grand Prix të mbajtur në Tunizi. Ministri Kujtim Gashi tha se ndarja e këtyre shpërblimeve është një moment i veçantë për të por edhe për ministrinë në përgjithësi. Ai premtoi se do të vazhdojë përkrahjen për të gjithë sportistët. Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi e cila fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë u shpërblye me 5 mijë euro. Xhudisti Akil Gjakova që rrëmbeu medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 73 kilogramë u shpërblye me 3 mijë e 500 euro, shpërblim iu nda edhe trajnerit të xhudistëve, Driton Kukës, transmeton Klan Kosova.