Shteti harton strategji për parandalimin e terrorizmit, por kritikohet për "copy-paste" (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shteti harton strategji për parandalimin e terrorizmit, por kritikohet për “copy-paste” (VIDEO)

NULL NULL
nga Haris Ademi 22.04.2023 20:28
terrorizem isis

Ministria e Punëve të Brendshme po pretendon se shteti është duke u përballur me terrorizmin me motive fetare.

Kështu ka shkruar në draft-strategjinë për luftimin dhe parandalimin e terrorizmit 2023-2028. Këtu thuhet se rreziku nga aktet terroriste rritet në prag të festave dhe ngjarjeve me rëndësi. Ndërsa burimi i këtij kërcënimi janë ideologjitë islamiste nga Lindja e Mesme, raporton Klan Kosova.

Mirëpo, Mentor Vrajolli nga Qendra për Studime të Sigurisë, thotë se në vend nuk ka pasur kurrë sulme të kësaj natyre.

“Kosova nuk ka pas sulme terroriste me motive fetare, flitet që ka pas disa tentime për gjëra të tilla, por institucionet janë treguar të gatshme ta parandalojnë”, thotë Vrajolli për Klan Kosova.

Për strategjinë ka kritika edhe njohësi tjetër i sigurisë, Bedri Elezi, që thotë se përmbajtja është e kopjuar, pasi që në Kosovë nuk ka terrorizëm fetar.

“Duhet të kishin pasur parasysh gjendjen faktike, jo me çdo kusht duhet t’i bëjmë copy-paste strategjitë e huaja, pa marrë në konsideratë rrethanat dhe vendin”, shprehet Elezi.

Sipas tij, mund të jenë ngatërruar termat.

“Ne e dimë që ekstremizmi mund të shpie në terrorizëm, por s’mund të themi që ekstremizmi është terrorizëm”, shpjegon ai.

Megjithatë, Vrajolli konsideron se shteti duhet të jetë vigjilent në këso tema.

“Duhet të jetë një qasje e njëtrajtshme, të mos merremi me pasoja por me parandalim të hershëm”, thotë ai.

Strategjia bazohet në shembujt e nivelit global, ku individë të radikalizuar mund të kryejnë akte dhune kundër popullatës apo institucioneve, prandaj nuk përjashtohet mundësia që edhe Kosova të jetë në shënjestër.

Megjithatë, dokumenti parasheh edhe fuqizimin e autoriteteve për ta parandaluar apo luftuar terrorizmin e të gjitha llojeve. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS