Shtetasve të BE-së ju refuzohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar NULL NULL 28.05.2021 11:09 28.05.2021 11:09 Gjatë tre muajve të fundit është rritur numri i shtetasve të BE-së të cilëve nuk ju lejohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të gjendjes me COVID-19. Edhe pse në rregullat e Brexit-it ju lejohet që të vizitojnë vendin pa viza, tre mijë e 294 shtetasve të BE-së po ju pamundësohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar. Vizitorët mund të ndalohen apo të dëbohen nëse dyshohen se kanë udhëtuar në Britani për të punuar apo për t’u vendosur pa përmbushur kërkesat e reja për vizë, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv. Shumica e qytetarëve të BE-së u kthyen nga kontrolluesit kufitar në terminalin hekurudhor Eurostar në Paris, pasi zbarkuan në aeroporte ose terminale në Mbretërinë e Bashkuar. Pasagjerët që mbërrijnë në aeroporte dhe porte mbahen në qendrat e paraburgimit në Mbretërinë e Bashkuar para se të dëbohen. Shumë vizitorë janë detyruar të qëndrojnë me orë të tëra të mbyllur në aeroporte derisa është vendosur për kthimin e tyre. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se njerëzit që kanë intervista pune nuk duhet të dëbohen, pavarësisht gjërave që kanë ndodhur. Në fillim të muajit, Ministria e Brendshme urdhëroi zyrtarët kufitar të ndalonin mbylljen e shtetasve të BE-së në qendrën e paraburgimit dhe në momentin që ishte e përshtatshme, t’u jepnin atyre garanci për imigracionin nëse konsiderohej se shkelnin rregullat pas Brexit-it. Marley Morris, drejtori në Institutin për Kërkime të Politikave Publike (IPPR) bëri të ditur se shifrat e imigracionit në tremujorin e parë treguan një ndryshim të fuqishëm në tendencat e imigracionit, pasi punëtorët e BE qëndruan larg ndërsa aplikantët për viza pune nga Hong Kong u rritën. “Nëse kjo tendencë vazhdon, do të ketë ndikim të madh në tregun e punës dhe modelet e ardhshme të imigracionit,” tregoj Morris, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Edhe Peja pa shërbime nga Gjendja Civile për shkak të rënies së sistemit (VIDEO) 13 minuta më parë
Kosova Bllokohet sistemi elektronik, qytetarët e Ferizajt pa dokumente zyrtare prej dy ditësh (VIDEO) 22 minuta më parë
Lajme Netanyahu thotë se takimi me Trumpin u përqendrua në përpjekjet për lirimin e pengjeve 42 minuta më parë