Shtetasi i Shqipërisë vjedh një veturë në një parking në Shkabaj të Prishtinës NULL NULL 21.09.2025 10:19 21.09.2025 10:19 Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur një veturë në një parking në Shkabaj të Prishtinës. Policia ka njoftuar se i dyshuar është ndaluar në qendrën e mbajtjes, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që dyshohet se e kishte vjedhur në parking veturën Golf pronë e viktimës mashkull kosovar”. “Me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes”, thuhet tutje në raportin e policisë.