Shtetasi i Serbisë kalon ilegalisht kufirin NULL NULL 28.09.2024 10:13 28.09.2024 10:13 Arkiv: Policia e Kosovës. Policia ka ndaluarn një veturë që drejtohej nga një shtetas i Serbisë, i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti shkon në procedurë të rregullt. “Fsh. Novosellë, Kamenicë 27.09.2024 – 10:40. Njësia policore ka ndaluar një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.